Sport

Tahir Batatina flet për problemet financiare gjatë pandemisë në klubin e Llapit

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 21 December 2020

Llapi e nisi sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar me ambicie të mëdha, daljen në Evropë, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë ashtu siç planifikuan llapjanët nuk iu doli, pasi patën startin me të keq viteve të fundit Superligë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Tahir Batatina, pati krizë të rezultateve deri në xhirot e fundit të stinorit vjeshtor.

-Advertisement-

Përveç krizës së rezultateve klubi i Llapit me shumë vështirësi ka arritë ti kryej obligimet ndaj futbollistëve, pasi pandemia ‘Covid-19’ ka ndikuar në financat e vëllezërve Batatina, të cilët e udhëheqin Llapin.

Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina, në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se kanë pasur shumë vështirësi me paga gjatë kohës së pandemisë.

Kritikojë disa nga lojtarët e klubit: Tahir Batatina arsyeton kështu të vëllain

Ai ka zbuluar se ka pasur vonesa në rroga deri në 15-të ditë, por ka deklaruar se nuk ka ndodhë mos mu pagu lojtarët.

“Probleme financiare ka pasur çdo skuadër dhe jo vetëm Llapi. Kemi pas vonesa deri në 15-të ditë, por nuk ka ndodhë mos mu pagu lojtarët. Kemi pas shumë vështirësi, sepse kohë pandemie, por deri me tani mirë jemi mbajtë si kryesi e klubit”, deklaroi Tahit Batatina për Gazetën inFokus.

Llapi e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e 8-të me 20 pikë të arkëtuara nga 18-të ndeshje të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Imazhi mund të përmbajë: 11 njerëz, people playing sports, njerëz që qëndrojnë, mjekër dhe jashtë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera