Sport

Tahir Batatina arsyeton vëllain e tij: Ka qenë një eufori pas eliminimit nga kupa

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 29 November 2019

Pas deklaratave të nënkryetarit të klubit të Llapit, ka reaguar edhe vet trajneri i skuadër Tahir Batatina.

Gjatë ditës së djeshme, Llapi u eliminua nga Kupa e Kosovës, pas humbjes të pësuar në Drenas nga Feronikeli me rezultat 1:0.

Menjëherë pas humbjes kishte reaguar edhe vet nënkryetari i skuadrës llapjane, Amrush Batatin duke i akuzuar disa prej lojtarëve kyç të skuadrës për rezultat e dobëta.

-Advertisement-

“Jo veç lojtarët nga jashtë, por duke filluar nga Plaku (Sebino), Zhdrella (Mentor), Maliqi (Behar), Ademi, Labinoti (Osmani). Të gjithë kanë qenë tepricë për Llapin dhe duhet shumë shpejtë që t’ju jepet shanca te rinjve. Ata aty janë veç për lekë e jo veç për lekë, e jo për KF Llapin”, ka shkruar Batatina.

Ndërsa sot në një prononcim të shkurtër për KosovaPress ka reaguar edhe vet Tahir Batatina, duke e arsyetuar vëllain e tij.

“Ka qenë një eufori pas ndeshjes se kupës që është shumë normale asgjë më shumë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera