Ta sqarojmë njëherë e mirë korrupsionin!
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 08 June 2017
Shkruan: Â Xhemal Ahmeti
Shumë flitet në këto zgjedhje për luftën qytetare kundër korrupsionit. Përshtypjen mirëpo e kam sikur shumica me të të kuptojë vetëm atë që ka tjetërsuar paret e shtetit ose tjerve për t’u pasuruar vetë. Kjo kategori burgoset më së lehti dhe nuk është e vetmja. Pasi paraja sundon botën çdokush këtë e ka parasysh. Korrupsioni mirëpo është shumë më shumë.
Çka pra nënkuptojmë me korrupsionin, kur bastisim që nga etimologjia e deri tek wikipedia?
1. Corruptio vjen nga latinishtja dhe don të thotë prishje etike e dikujt, atij që merr rrugë të gabuar.
2. Më së përafërmi këtë e definon politikologu Harold Dwight Lasswell dhe atë si: „akt destruktiv që lëndon interesat e përgjithshme në favor të një përparësie speciale.
3. Në këtë e sipër të korruptuar janë personat që:
-Shkelin rendin kushtetues nga ciladoqoftë pozitë që ka të bëjë më interesat e përgjithshme; pra nga pozita e funksionit zyrtar, funksionit në OJQ, parti, dhe çdo subjekti tjetër publik.
Në këtë kategori bine gjithë ata pra që:
– Kanë marrë një tender për të kryer një ofertë publike dhe kanë rezultuar milionerë, pasi shumica absolute e të ardhurave ka shkuar në konton e tyre private e jo në zhvillimin e ekonomisë dhe projektit për të cilin kanë marrë përgjegjësi.
– Janë pasuruar nëpërmjet rryshfetit duke keqpërdorur pozitën zyrtare, partiake, shtetërore.
– Arritur ndikim dhe pozita në shoqëri duke u financuar nga organizata e shtete të huaja, synimet e të cilave bien ndesh me kushtetutën e vendit dhe synimet e qeverisë në orientim, program e synim dhe sidomos demokracisë së vendit.
– Personat me përgjegjësi të lartë politike që para interesave të vendit vënë ato të vendeve tjera.
– Personat që keqpërdorin besimin e masave në interes të ideologjive dhe doktrinave që nuk i don shumica (ose nuk ka plebishit të qartë) në favor të ndonjë shtabi nga i cili financohet.
Dhe plotë të tjera të këtij drejtimi. Pra një veprim e bën të korruptuar siç thotë Lasswell kur synimi i tij është kundër interesave të përgjithshme e në favor të një interesi apo ideje të veçantë, speciale. Madje për shoqëritë si tonat, të cilat janë shndrruar në laboratore të lloj lloj ideologjish e aspiratash të huaja, korruptimi material është ai që mund të luftohet më së miri, duke instaluar mekanizmat pa të cilat as që mund të shkohet diku si në BE, NATO etj. Korruptimi mirëpo që prish, përçanë dhe paaftëson për kohë shumë të gjatë shoqëritë shiptare është ky imateriali. Me qytetarë të çorinetuar, ekstremizuar, depresivë edhe po pate burimet më të mëdha të naftës dhe gazit në botë nuk del nga llumi dhe tiranitë (Rusia, Katari, Arabia Saudite dhe shumë shtete tjera shumë të pasura materialisht e të pashpëtueshme mentalisht). Prandaj kur të votohet le të mos mendohet vetëm tek korrupsioni me fytyrën e devizës por edhe në atë më të keqin: paret vijnë e shkojnë njerëzit mbesin. Të luftohet çdo lloj i korruptuari – material apo imaterial, e njejta kategori janë.
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...