Sport

“Ta shikosh këtë Liverpool është sikur t’i shikosh fëmijët duke luajtur”

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 22 November 2017

Sevilla e tronditi Liverpoolin mbrëmë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, duke e barazuar rezultatin në 3 me 3 në kohë shtesë, përkundër faktit se skuadra e Klopp pati epërsi prej 3-0 pas pjesës së parë.

Kjo e ka zemëruar tej mase legjendën e këtij klubi, Jamie Carragher, i cili ka insistuar se ishte sikur t’i shkoje fëmijët të luanin, transmeton Express.

“Dua të shaj sa herë ta shoh pjesën e dytë”, ka thënë ish-mbrojtësi i Liverpool.

-Advertisement-

“Nuk prisja që Liverpool të mos pësonte gol, por të jesh duke fituar 3-0 dhe të shohësh se si Liverpool t’i falë golat dhe inteligjencën e lojës së saj – ishte sikur t’i shikoje fëmijët të luanin”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera