Rozë

“Ta plas mikrofonin në kokë”, dalin pamjet e sherrit mes dy konkurrentëve në prapaskenë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 24 October 2021

Emisioni i dashurisë “Për’puthen” ka muaj që ka filluar sezonin e tretë, por siç duket në këtë sezon thumbat mes konkurrentëve kanë filluar më herët se sa sezoneve të kaluar.

Para disa ditësh një debat i ashpër ka ndodhur mes Hysenit dhe Brunos gjatë kohës së marketingut.

Pasi Bruno tha se Mikela ka qenë e vetmja që i ka folur se nuk ka qenë mirë, ndërhyri Alvisa duke i thënë se kishin folur me mesazhe po si ka kthyer përgjigje.

-Advertisement-

Pas kësaj, nisi përplasja e ashpër mes dy djemve.

“Ta plas mikrofonin në kokë – më tha mua”, dëgjohej duke thënë Bruno teksa djemtë e tjerë përpiqeshin të mbanin konkurrentët që të mos kishte përplasje fizike.

“Mos më bëj mua skena, kaq po të them”, i thoshte në prapaskenë Hyseni – Brunos.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera