Lajme

“Ta luftojmë harresën” hapet në sheshin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 20 June 2017

Refugjatët në kampe, nëna me fëmijë në krahë nëpër male, shtëpi të rrënuara, masakra njerëzish, kolonat e stërzgjatura me njerëz, ushtarët e UÇK-së duke ndihmuar nënat shqiptare, janë vetëm disa nga pamjet që janë pasqyruar në një ekspozitë nga eksodi dhe kthimi i shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

Në shënimin e Ditës Botërore të Refugjatëve ekspozitën në sheshin “Nëna Terezë” e ka hapur kryetari i AAK-së dhe pretendenti për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast tha se duhet të punohet që mos të harrohet ky gjenocid.

-Advertisement-

 Në hapje të ekspozitës Haradinaj nuk ka lënë pa përmendur edhe formimin e Qeverisë për të cilën ka thënë se do të formohet në afatet e parapara.

Ekspozita me titull “Ta luftojmë harresën” është hapur nga Departamenti i Diasporës pranë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe sipas organizatorëve qëllimi i saj është që të mbetet gjithmonë në kujtesën e njerëzve gjenocidi serb ndaj popullit shqiptar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera