Szunyog viziton vendpunishten e Fakultetit të ri të Shkencave Matematike-Natyrore të financuar nga BE-ja
Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 29 July 2024
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, vizitoi sot vendpunishten ku po ndërtohet Fakulteti i ri i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës, i shoqëruar nga përfaqësues të UP-së, UNOPS-it, si dhe nga Ambasadorët e Rinj Evropianë.
Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet se kjo strukturë moderne, e financuar me një grant prej 8.9 milionë eurosh nga BE-ja, tregon përkushtimin e BE-së për përmirësimin e arsimit dhe zgjerimin e kapaciteteve për hulumtime në Kosovë.
Szunyog theksoi se duke përmirësuar standardet e cilësisë në arsimin e lartë, janë krenarë që po mbështesin gjeneratën e ardhshme të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të Kosovës
“Në muajin shkurt që lamë pas, në këtë vend mora pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit për këtë projekt ambicioz të financuar nga BE-ja. Sot, më bëhet shumë qejfi kur shoh përparim në ndërtim. Investimi i BE-së në këtë projekt nuk ka të bëjë thjesht me ndërtimin e infrastrukturës, ka të bëjë me ndërtimin e një ardhmërie më të ndritur dhe të bazuar në njohuri për Kosovën”, u shpreh Szunyog.
Me përfundimin e punimeve, ndërtesa e re do t’u shërbejë më shume se 2,300 studentëve dhe 133 anëtarëve të stafit në pesë departamente: matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjeografi. Në mënyrë që të sigurohet që objekti i ri t’i përmbushë nevojat e arsimit modern dhe punës hulumtuese, përveç financimit të BE-së janë edhe 5 milionë euro shtesë për inventar dhe pajisje laboratorike të ndara nga Universiteti i Prishtinës.
Të tjera
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...