Lajme

Synohet nxitja e nxënësve drejt shkollave profesionale

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 28 March 2018

Punëtoria dy dtore me temën “Dyert e Hapura”, po synon nxitjen e nxënësve të klasave të nënta të orientohen në shkolla të mesme profesionale, shkruan Infokusi.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media, ku kanë njoftuar se kjo punëtori është organizuar nga Qendra për Këshillim në Karrierë, në kuadër të Drejtorisë për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Prishtinë.

“Përveç kësaj, Qendra për Këshillim ne Karrierë ju shërben nxënësve edhe në përgatitjen e tyre sa më të mirë për punësim pas përfundimit së shkollës profesionale”, thuhet në komunikatën e kësaj komune. /INFOKUSI.COM/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera