Synimi i Abramovichit, Zidane pasuesi i Sarrit te Chelsea
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 13 February 2019
Është Zinedine Zidane objektivi kryesor i drejtuesve të Chelsea-t për zëvendësimin e Maurizio Sarrit, nën drejtimimin e të cilit blutë e Londrës po kalojnë një periudhë krize rezultatesh, që kulmoi me humbjen 6-0 ndaj Manchester City-t.
Mësohet se londinezët janë gati të formulojnë një ofertë për francezin, që ka marrë një vit pushim pas aventurës tepër të suksesshme në krye të Realit të Madridit, ku fitoi 3 Champions radhazi një dhe titull të La Ligas.
Ideja e Roman Abramovichit është të marrë Zidane, për të bindur mesfushorin belg, Eden Hazard, që të rinovojë kontratën dhe të injorojë interesimin e vazhdueshëm dhe serioz të Realit të Madridit.
Hazard ka deklaruar se e ka patur idhull francezin Zidane që kur ishte fëmijë dhe thjesht mendimi se mund të bashkëpunojë me të mund ta bindë që të qëndrojë, duke rinovuar kontratën.
Sarri, gjithsesi, ka ende kohë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Testi i parë do të jetë me Malmo, në Suedi, në Europa League, më pas e pret sfida me Manchester United në FA Cup, përballja me Manchester City-n në Kupën e Ligës dhe në fund ajo me Tottenhamin në Premier League (para takimit të kthimit me Malmo). Një kalendar vërtet i çmendur dhe i vështirë për të kthyer besimin te drejtuesit.
Të tjera
-
Pasi i përfundon mandati si shef i NATO-s, Stoltenberg do të punësohet në Gjermani
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë kryetari i ri i Konferencës së Si...
-
Policia shpall në kërkim këtë grua, kërkon ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua si të dyshuar dhe ka kërkuar...
-
Dënohen me nga 2 mijë euro gjobë dy të akuzuarit për kanosjen e deputetes Blerta Deliu
Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku janë dënuar me nga një mijë euro secili pasi ak...
-
“Po gabojnë me fishkëllima”, Trajkoviq i mëson serbët në Veri si të protestojnë ndaj zyrtarëve të Kosovës
Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka shkruar për ngjarjet e fundit në Veri t...
-
Bastisen nëntë lokacione, sekuestrohen ạrmë e municion në Prishtinë
Policia e rajonit të Prishtinës, njofton se ka përfunduar me sukses një opera...
-
Ganimete Musliu tallet me Specialen: A duhet arrestuar edhe Abdixhiku?
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cil...
-
Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku shqiptoi policia gjatë 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 591 tiketa trafiku gjatë 24 ...
-
Provokojnë serbët, vendosin pamflete kërcënuese: Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska
Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të ...
-
Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar të mbrojë lirinë e demokracinë
Presidentja, Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100...
-
Zbulohet varianti i ri i “Covid” që do përhapet me shpejtësi në vjeshtë
Vjeshta po i afrohet dhe me të, varianti i ri i COVID-19, KP.3.1.1, është duk...
-
Tahiri në ShBA kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në pr...