Sylvinho: Forca jonë është skuadra, gjithçka është e mundur në futboll
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 07 June 2024
Edhe pak ditë nga debutimi i Shqipërisë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, në ndeshjen e parë ndaj Italisë në Dortmund.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka treguar për “AFP” çelësin e suksesit dhe se ku do të mbështetet Shqipëria në Evropian.
“Shqipëria ime do të mbështetet te shpirti dhe sakrifica që do tregoj në fushë. Kemi përballë kundërshtarë shumë të fortë që pretendojnë t’i shkojnë këtij turneu deri në fund dhe ta fitojnë atë. Forca jonë nuk është te një apo dy futbollistë, forca jonë është skuadra. Shqipëria është një skuadër pa shumë eksperiencë dhe merr pjesë në këtë kompeticion vetëm për herë të dytë në histori. Do të na duhet shumë punë që t’ia dalim në fushë. Kemi bërë një punë të madhe, por na pret tani edhe një sfidë akoma më e madhe”, tha fillimisht Sylvinho, i cili më tej theksoi se vendosja në Tiranë bashkë me stafin teknik ka bërë diferencën, duke shtuar se në futboll është gjithçka e mundur.
“Jemi stafi i parë teknik që jemi shpërngulur në vendin e punës dhe kjo bën diferencën. Lojtarët të shikojnë dhe të thonë ‘ti ke një familje, një grua, një fëmijë, por t’i nuk jeton me to, jeton në Tiranë”. Njerëzit më telefonojnë dhe më pyesin se ku je? Unë i përgjigjem në Tiranë.
Kur merr përsipër një punë, atëherë duhet ta bësh mirë atë. Këtë mentalitet kam. Dikush thotë se jam i huaj, por duke jetuar në Shqipëri më konsiderojnë shqiptar. Në fakt, unë jam një qytetar shqiptar. Gjithmonë ju them: Nëse nuk fle arsyeja është sepse ka një problem, duhet ta bëjmë ekipin të funksionojë, atëherë as ju nuk duhet të flini, do të duhet të punoni më shumë.
Gjithçka është e mundur në futboll. Për mua e rëndësishme është t’u tregojmë njerëzve, publikut se luftojmë fort. Mua nuk më pëlqen t’i bëj gjërat përgjysmë, ose dedikohem në maksimum ose nuk përfshihem fare”, përfundoi Sylvinho.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...