Sylë Tahirsylaj: Të martën bien temperaturat, ka rrezik të bie breshër
Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 05 August 2017
Express: Deri kur do të vazhdojë moti i nxehtë në Kosovë dhe rajon?
Sylë Tahirsylaj: Deri në ditën e martë do të vazhdojë ky mot. Ditën e martë do të ketë reshje dhe ka rrezik nga breshëri që është në interes të keq për popullatën. Sepse ua prish kulturat bujqësore. Prandaj, vendi ynë do të jetë të martën në ndikimin e këtyre masave ajrore që vijnë nga Afrika Veriore. Sipas imazheve satelitore i gjithë rajoni i Ballkanit është i përfshirë me këto temperatura të cilat janë mjaftë të larta për kushtet klimatike dhe pozitës gjeografike të vendit tonë. Prandaj, në bazë të të dhënave temperaturat në Kosovë janë deri afër 39 gradë celsius maksimalet, ndërsa, minimalet janë netë tropikale këto ditë deri të martën , kur temperatura është më e lartë se 20 gradë celsius gjatë natës konsiderohet si netë tropikale. Ditën e martë pritet që të ketë reshje shiu do të ketë shkarkime atmosferike me shkallë të rrezikshmërisë për breshër, meqenëse, Kosova bën pjesë në aktivitetin e reve për breshër formuese dhe nuk ka sistem të mbrojtjes kundër breshëritë.
Express: Kur ka pasur raste të tilla të temperaturave kaq të larta?
Sylë Tahirsylaj: Në bazë të të dhënave historike të veprimtarisë hidrometeorologjike të Kosovës në vitin 1965 në Prizren është shënuar temperatura më e lartë nën hije gjithnjë 39 gradë celsius. Temperatura matet nën hije, në qytete dhe në vendbanime mundet me qenë edhe më e lartë se 38-39 gradë celsius për arsye se janë reflektimet të cilat vijnë nga materialet ndërtimore, deponitë, asfalti etj. Prandaj, janë dy nocione ndjeshmëria e qytetarit ndaj temperaturave sepse nuk është 40 gradë sepse sistemi i tij e regjistron më të lartë, mirëpo, temperaturat zyrtare janë ato që maten në institutet meteorologjike të vendeve.
Express: Cilat janë pasojat e kësaj temperature kaq të lartë?
Sylë Tahirsylaj: Temperaturat e larta kanë drejtpërsëdrejti ndikim në sistemin nervor, te personat që vuajnë nga sëmundjet koronare etj. Në Kosovë nuk kemi ende aparaturë për matjen e rrezeve ultraviolete prandaj dalin rezultate që nuk janë të këtij vendi dhe shkaktojnë panik te popullata. Kosova nuk ka meteoalarm. Meteoalrami merret nga shtetet tjera fqinje por masat ajrore nuk kanë atdhe qarkullojnë por ndryshojnë në pozitën gjeografike të vendeve sepse nuk është e njëjtë hidrografia, lartësia mbidetare, reshjet e natyrës etj, janë shumë parametra të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejt në temperaturat e një vendi. Prandaj në qytete në vendbanime mundet me qenë edhe më e lartë se 40 gradë celcius por ajo nuk është zyrtare. Zyrtare është temperatura e cila matet sipas metodikës unike të organizatës botërore meteorologjike. Edhe ndjeshmëria nuk është zyrtare sepse dikush e ndjen më tepër dikush më pak. Por, kryesore është që në ditën e martë përfundojnë këto temperatura.
Express: Cili është vlerësimi juaj, pse po janë temperaturat kaq të larta, lidhet me ngrohje globale apo ka edhe faktorë tjerë?
Sylë Tahirsylaj: Këto kanë qenë edhe më parapa të shënuara por janë aktivitete të diellit, janë të ndërlidhura drejtpërsëdrejti me aktivitetin e diellit. Në çdo sekondë 4 milionë të matjes së diellit zbërthehet në bazë të reaksioneve bërthamore hidrogjen helium, ajo depërton në shpërndarjen vertikale të atmosferës..
Express: Por sipas jush kur duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, në çfarë temperaturash?
Sylë Tahirsylaj: Ende nuk ka kalu temperatura për shpallje të jashtëzakonshme. Por, nuk mund të prononcohem për arsye se unë nuk disponoj në bazë të të dhënave të rrjetit meteorologjik të vendit. Është kompetencë e Institutit Hidrometeorologjik dhe Qeverisë të vlerësojnë situata të tilla.
Express: Cila është këshilla juaj për institucionet e Kosovës, qysh duhet të sillen në këtë kohë vape?
Sylë Tahirsylaj: Duhet të respektojnë rekomandimet që vijnë nga institutet profesionale edhe nga mjekësia, për shkak se njeriu jeton në fusha fizike. I pëlqeu, ose jo, ai duhet t’u nënshtrohet këtyre fushave dhe është pjesë përbërëse e fushave të cilat veprojnë. Qoftë ajo fusha magnetike, e radioaktivitetit, hidrologjike edhe meteorologjike, prandaj janë fusha të cilat janë pjesë përbërëse e njerëzimit të cilat jetojnë, bashkëveprojnë dhe duhet të respektohet në radhë të parë mbrojtja e natyrës duke e degradu natyrën janë rezultatet të cilat i elaborova më herët.
Të tjera
-
Kurti pret në takim kryetarin e Morbach-ut, shqiptarin Arianit Besiri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotshme ka pritur në takim...
-
“Befasia” e Haradinajt: UÇK-ja doli në publik më 27 nëntor, jo më 28
28 nëntori u shndërrua si dita që u shënua edhe dalja e parë publike e Ushtri...
-
Dakaj: Një gjiganti amerikan të armatimeve, Qeveria qe një vit s’ia ka ndreq as letrat për investim
Gazetari Shkelzen Dakaj ka treguar se ka informacion për një kompani të madhe...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e ...
-
Haradinaj: 28 Nëntori, data që bashkon shqiptarët dhe nderon heronjtë e kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar 28 Nëntorin si një datë të ...
-
Kurti shtron drekë për ambasadorin amerikan, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për Ambasadorin e Shteteve t...
-
Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Union
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan ekipin e Ursula von der Leyen për m...
-
Serbia jep banesa për serbët në Zubin Potok, çelsat shpërndahen në Rashkë
Në komplekset banesore të ndërtuara me buxhet të Serbisë në komunën e Zubin P...
-
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon ...
-
Qeveria ndan subvencion mbi 6 milionë euro për KOSTT-in
Qeveria e Kosovës ka ndarë subvencion në vlerë 6 milionë e 624 mijë e 701 eur...
-
Avokati i Veselit: Nuk i takon trupit gjykues që ta sfidojë besueshmërinë e dëshmitarit, kemi përshtypjen se po përpiqet ta fajësojë atë
Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokatit Rodney Dixon, të mërkurën kundërsht...
-
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zbatojë fletarrestimet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Ministri maqedonas i Drejtësisë, Igor Filkov, ka thënë të mërkurën se fletarr...