Syla: PDK ka behane, por vështirë të mendohet Kosova pa të
Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 07 February 2023
Gazetari Valon Syla ka thënë se PDK është ajo që ka ngritur popullin shqiptar të Kosovës më lart në kohën kur është dashur më së shumti.
Në emisionin Pressing në T7, Syla dhe panelistët kanë diskutuar rolin aktual të PDK-së në politikë dhe historinë e saj. Syla ka thënë se PDK ishte pasardhëse e UÇK-së, e jo direkt e LPK-së.
“Është e vërtetë që krerët e PDK-së kanë qenë shefa të lëvizjeve ilegale si LPK e të tjera. Ajo që nuk e kuptojnë njerëzit është se LPK e kreu qëllimin e saj me krijimin e UÇK-së. Nëse e analizojmë një shqiptar politik të Kosovës po flas, se shqiptarët janë të mëdhenj e shtrihen gjithandej, pra me qenë jugosllav deri më 89-ën dhe më pas UCK është e kuptueshme. Dhe PDK nuk është derivat i LPK-së por i UCK-së. Këtë po them. Nëse një kohë ka pasur organizim ilegal anti-jugosllav, ka dalë një ushtri”, ka thënë ai.
Cka e karakterizon PDK-në, sipas Sylës, është ambicia e madhe për të ecur përpara me politikën e tyre. Ai përmend si shembuj ndërtimin e autostradave, në kohën kur Banka Botërore kundërshtonte, apo edhe nisjen e luftës, në kohë kur sipas tij populli ishte për lëvizje paqësore.
“Cka e karakterizon PDK-në është se është një parti që nuk e përfaqëson bash bash shqiptarin e rëndomtë. Është parti që përfaqëson një vullnet. Ka qenë një parti që gjithmonë e ka ngre ambicien mbi të përgjithshëm kosovare. Nëse Rugova ka thënë hajde ta bëjmë në paqe, atëherë këta kanë thënë hajde të hyjmë në luftë. Nëse Banka Botërore ka thënë se mos bëni rrugë, ata kanë thënë eja të bëjmë autostrada. Gjithmonë e ka ngre ambicien. Nëse e kqyrim këtë aspektin tjetër, LDK ka qenë partia që ka përfaqësuar njëmend kosovarët. Tregimi i mosambicies. PDK ka qenë ajo që e ka ngrit ambicien kosovare. A ka behane PDK? Po. Sikur të gjitha partitë. A ka qenë PDK partner i mirë i këtyre partive? Jo. Ka ditë me raste që mos të jetë partner i mire dhe i ka djegur të tjerët. Por PDK ka qenë trupi më proaktiv i politikës së Kosovës.”, përfundoi ai.
Të tjera
-
Dënimi i parë në mungesë, precedent i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në Kosovë
Njëzetepesë vjet pas luftës, Kosova ka shpallur aktgjykimin e parë në mungesë...
-
Gripi sezonal, IKSHPK del me thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qyteta...
-
Tentoi ta shpëtonte motrën, bie tragjikisht nga dritarja edhe tjetra në Itali
Një tragjedi në Genova të Italisë ka ndodhur në një familje shqiptare. Atj...
-
Musk mund të kthehet në “mollë sherri” mes ShBA-së dhe BE-së
Vendimi i Elon Musk për të biseduar me lideren gjermane të ekstremit të d...
-
Reuters: Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë 4.5 miliardë euro
Mediumi i njohur Reuters, i ka kushtuar një artikull rritjes së çmimit të ene...
-
Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Prizren, ku mbetën të lënduar katër persona
Katër persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur m...
-
Osmani uron Krishtlindjen Ortodokse
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në këtë ditë feste, uroj të gjithë besim...
-
PDK me mbi 1,700 tubime anembanë Kosovës – Hapja zyrtare e fushatës më 11 janar
Prishtinë, 7 janar 2025 – Partia Demokratike e Kosovës (131) ka mbajtur sot n...
-
Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, është parë sot në...
-
Ilir Meta mbërrin në SPAK
Ish-kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut rr...
-
Bedri Hamza tregon pesë prioritetet e tij për ta bërë Kosovën ma të mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Pamje të tërmetit të fuqishëm në Tibet, konfirmohen dhjetëra të vdẹkur
Të paktën 53 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur rajoni...