Lajme

Sveçla: Veriu i Kosovës ka qenë “El Dorado” për kriminelët

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 11 August 2022

“Veriu i Kosovës ishte “El Dorado” për kriminelët gjatë 20 vjetëve të kaluara, që janë bërë milionerë nga shtresa e varfër e popullsisë.

Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një intervistë për mediumin serb “N1”, transmeton Klankosova.tv.

Sveçla tha se atje në krim janë të përfshirë, serbët, shqiptarët dhe boshnjakët.

-Advertisement-

“Ajo zonë ishte si “El Dorado” për kriminelët. Disa kriminelë janë bërë multimilionerë nga shtresa e varfër, falë veprimtarisë kriminale që tolerohet në atë zonë prej më shumë se 20 vitesh. Kam marrë qindra, ankesa nga qytetarët atje, të cilët ishin nën presionin e grupeve kriminale.

Nuk është se grupet kriminale duan vetëm të pasurohen, por sjelljet e tyre banditeske janë pengesë për jetën normale atje. Prandaj, imperativi ynë është vendosja e ligjshmërisë atje” – tha Sveçla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera