Lajme

Sveçla takon ambasadorin e SHBA-së, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 29 March 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” MPB-ja ka njoftuar se në këtë takim Sveçla diskutoi për angazhimet e ministrisë dhe për synimet e prioritetet pas një viti punë.

“Ministri Svecla ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve si aleat kyç i Republikës së Kosovës dhe është rikonfirmuar mbështetja në arritjen e objektivave tona”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera