Lajme

Sveçla: Rasti i gylenistëve, favor i Thaçit ndaj Erdoganit

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 05 February 2019

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, Xhelal Sveçla, ka thënë, pas publikimit të një raporti për këtë rast, se largimi i gylenistëve nga Kosova ka qenë favor që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ishte tendencë e presidentit të Kosovës që t’i kthejë një favor presidentit të Turqisë”, është shprehur ai në emisionin “Pressing”.

Këtë favor, sipas Sveçlës, Thaçi e ka bërë “duke keqpërdorur dy institucione, të cilat pak a shumë drejtpërdrejtë i përgjigjen atij, ka urdhëruar apo ka kërkuar që këta të ekstradohen jashtëligjshëm”.

-Advertisement-

“Një kërkesë të Turqisë janë munduar ta plotësojnë, pa marrë parasysh ligjet, të drejtat e njeriut…”, ka deklaruar Sveçla.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera