Lajme

Sveçla: Radoiçiq, në krye të kontrabandistëve që sulmojnë Policinë

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 18 July 2022

Ata që janë duke e sulmuar Policinë e Kosovës në veri të vendit, janë të njohur për organet e rendit si individë të kyçur në aktivitete ilegale. Kështu, thotë ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, bëhet fjalë për disa grupe të kontrabandistëve, që janë të koordinuara ngushtë nga institucionet e Serbisë.

Serbia, thotë Sveçla, i shfrytëzon këto grupe për të minuar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, ndërsa si shpërblim, shton ai, u jep mundësi për t’u pasuruar si dhe imunitet pa kufi.

-Advertisement-

Sveçla thotë se Millan Radoiçiq, i cili është në arrati nga organet e Kosovës për rastin Brezovica, është njëri ndër krerët e këtyre strukturave.

“Millan Radoiçiq është njëri ndër krerët e kësaj strukture. Tashmë ai është i arratisur, sipas informatave që kemi ndodhet në territorin e Serbisë, por definitivisht që është i kërkuar nga drejtësia në Kosovë, dhe në momentin e parë të mundshëm, ai do të vihet para drejtësisë”, thotë Sveçla në një intervistë për REL.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar gjatë fundjavës në veri të vendit – për të disatën herë këtë vit – gjatë përpjekjeve për të parandaluar një kontrabandë mallrash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera