Lajme

Sveçla: Qeveria serbe po financon terrorizmin

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 18 June 2024

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se në këto kohën e një Qeverie si ajo e Serbisë, që sipas tij mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurt të vendit është domosdoshmëri.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka ndarë pamje nga panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes ‘Eurosatory 2024’ që po mbahet në Paris, e ku po merr pjesë i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ambasadori Mehdi Halimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe PK-së.

“Me ceremoni zyrtare ku ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu, sot është hapur në Paris panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, Eurosatory 2024. Me zëvëndësministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, Ambasadorin Mehdi Halimi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, do të vizitojmë për disa ditë panairin për të parë zhvillimin në këto fusha, me synimet për të avansuar ushtrinë dhe policinë tonë. Në këto kohë të rënda me shumë sfida për demokracinë e sigurinë gjithandej globit, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri”, shkroi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera