Lajme

Sveçla publikon fotot e veturës së policit që iu djeg vetura

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 19 September 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se tendencat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të frikësuar qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë po vazhdojnë.

Ai tha se sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale të cilët i kanë djegur veturën pasi e regjistroi me targa legale të Republikës së Kosovës.

I pari i MPB-së, shtoi se po ashtu sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur depo e qytetarit serb në fshatin Grabovc të Komunës së Zveçanit pasi e kishte regjistruar veturën e djalit të tij.

-Advertisement-

Sveçla ka publikuar fotografitë nga kjo ngjarje në llogarinë e tij në Facebook.

“Të dyja rastet janë ftesë e hapur për të luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje Vuçiç që të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale kriminale me aktet e tyre të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”.

“Të gjtha institucionet janë të angazhuara në zbardhjen e këtyre rasteve. Jemi më të vendosur se kurrë që rendi dhe ligji të shtrihet në çdo cep të Republikës së Kosovës. Kurrfarë veprimi kriminal i fallangave të Vuçiç nuk do të tolerohet dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera