Lajme

Sveçla: Po e presim qëndrimin e KFOR-it, Policia e gatshme t’i përgjigjet çdo sfide

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 15 June 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se po presin që KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s të dalë publikisht me qëndrim për atë se çfarë ndodhi dje.

“Presim të dalin publikisht me qëndrimin e tyre për atë çfarë ka ndodhë”, tha Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.
Sveçla tha se pas kidnapimit të tre policëve në veri, Policia është e gatshme t’i përgjigjet “çfarëdo sfide”, raporton Gazeta Express.

“Sidomos pas këtij rasti, gatishmëria e Policisë është në nivel shumë më të lartë. Unë besoj që janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo sfide dhe po punojmë që këto sfida apo rreziqe t’i minimizojmë”, tha ai.

-Advertisement-

Kurti bëhet nervoz me gazetaren: Ne ua japim mikrofonin për një ose dy pyetje, jo 4-5

Si do të nxirren tre policët e rrëmbyer? Përgjigjjet Sveçla

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera