Sveçla për të shtënat në veri bën fajtor Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus
06:55 | 26 December 2022
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas të shtënave që u raportuan të kenë ndodhur të dielen në orët e mbrëmjes në Zubin Potok.
Sveçla tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon me propagandat e tij.
Ai ka shtuar se Serbia duhet të ndalojë organizimin e strukturave ilegale në Kosovë.
“Lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë. Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale. Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet”, tha Sveçla në Facebook.
Ai kërkoi sërish heqjen e barrikadave dhe kërkoi nga Serbia që “të ndalojë organizimin e strukturave të paligjshme kriminale që synojnë të destabilizojnë Kosovën”.
Tutje, ministri i Brendshëm tha se Policia e Kosovës do të vazhdojë të luajë rolin e saj dhe të përmbushë misionin e vet.
“Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit”, potencoi Sveçla.
KFOR-i ka konfirmuar se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të një patrulle që ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut.
Ndërkaq policia ka thënë se s’ka oasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe grupeve kriminale në veri.

Të tjera
-
Tokë, shtëpi, veturë – Kjo është pasuria e presidentes Osmani
Shumë zyrtarë shtetërorë tashmë kanë përmbushur obligimin e tyre në lidhje me...
-
Shtyhet seanca ndaj Jon Hotit që akuzohet për vr*sjen e dyfishtë në Klinë
Është shtyrë seanca fillestare ndaj Jon Hotit, i cili akuzohet për vrasje të ...
-
Kurti deklaron pasurinë, bashkëshortja e tij dyfish më shumë të hyra vjetore
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë...
-
Këta janë tre zyrtarët policorë të suspenduar me kërkesë të IPK-së
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se me kërkesë të Inspektoratit Policor të ...
-
Gazetarët bojkotuan Kurtin, AGK e fton të jetë transparent me mediat dhe publikun
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas vendimit të gazetarë...
-
I vazhdohet masa e paraburgimit për dy muaj Bleon Dibranit, i dyshuar për vr*sjen e 19-vjeçarit në Vushtrri
19-vjeçari Ardit Zymeri është varrosur më 24 mars të këtij viti në Dubofc të ...
-
Mbrojtja thotë se Thaçi dhe Veseli kanë pasur vështirësi që të komunikojnë me familjarët e tyre
Gjatë parashtrimeve në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mërkurën në Hag...
-
Kelmendi: Albin Kurti tash e 10 javë po hesht, po ia lë marrëzitë deputetëve të tij
Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj si...
-
Kurti uron komunitetin turk: Pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik
Qytetarët e komunitetit turk në Kosovë sot festojnë Ditën Kombëtare të Turqve...
-
Zbulohet një laborator dr*ge në një banesë në Prizren, tre persona në pranga
Një laborator i drogës është zbuluar në një banesë në qytetin e Prizrenit gja...
-
BE: Mungesa e institucioneve peng i mjeteve financiare për Kosovën
Mjetet financiare të parapara për Kosovën nga Plani Evropian i Rritjes mbeten...
-
Gjykata në SHBA vendos kundër Trump-it, ndalon mbylljen e “Zërit të Amerikës”
Një gjykatës federal ka vendosur kundër administratës së ish-presidentit Dona...