Lajme

Sveçla në veri: Vendosmëria e policisë një nga garancitë e Republikës

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 21 July 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qëndruar sot në veri të vendit, ku ka vizituar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Sveçla tha se i ka falënderuar ata për punën, përkushtimin dhe korrektësinë duke shtuar se vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës.

“Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës. Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera