Sveçla: Kosova nuk ka luftëtarë në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 18 July 2022
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka mohuar çdo mundësi që ndonjë qytetar i Kosovës të jetë bërë pjesë e luftës në Ukrainë, ashtu siç pretendon Moska zyrtare. Sveçla tha për Radio Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë informacion që ndonjë qytetar i Kosovës të jetë duke luftuar si mercenarë në luftën në mes Ukrainës dhe Rusisë, që filloi me 24 shkurt të këtij viti.
Që nga kjo datë, Rusia ka publikuar në disa raste të dhëna për numrin e mercenarëve që sipas saj janë rreshtuar krah forcave ukrainase.
Më 17 qershor, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, publikoi një listë në të cilën pretendon se që nga 24 shkurti, 156 qytetarë nga Kosova i janë bashkuar luftimeve në Ukrainë.
“Ne nuk kemi asnjë informacion se asnjë qytetar i Republikës së Kosovës është pjesë e luftës në Ukrainë e për më pak se edhe paskemi viktima nën ta, ashtu siç paskan pas deklaruar agjencitë e [Vladimir] Putinit”, tha ministri Sveçla.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë me tej pretendon se ka eliminuar 61 luftëtarë nga Kosova nga data 24 shkurt e deri më 17 qershor 2022.
Por, të gjitha këto informacione, sipas ministrit Sveçla, janë propagandë.
“Kjo është në kuadër të propagandës së vazhdueshme të Rusisë me qëllim që të arsyetojë agresionin e saj të padrejtë dhe të paprovokuar në Ukrainë, por edhe që të mobilizojë radhët e veta dhe mbështetësit e saj kundër vendeve demokratike, liridashëse ndër të cilat është edhe Republika e Kosovës”, tha Sveçla.
Ministria ruse e Mbrojtjes, siç raportuan mediat ruse, edhe gjatë korrikut ka publikuar një listë të tillë me shifra të njëjta.
Sveçla tha se Kosova ka ligj të veçantë përmes së cilit ndalohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftëra jashtë vendit.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kosova është përmendur disa herë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, si dhe ministri i jashtëm, Sergei Lavrov.
Lufta në Ukrainë filloi me 24 shkurt kur presidenti rus Putin urdhëroi trupat ushtarake që të futën në territorin ukrainas. Që nga ajo kohë Rusia pretendon se luftës i janë bashkuar rreth shtatëmijë mercenarë të huaj.
Kosova është bërë pjesë e dënimit të pushtimit rus të Ukrainës si dhe është rreshtuar krah shteteve perëndimore duke vendosur sanksione ndaj zyrtarëve dhe shtetit të Rusisë./rel
Të tjera
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...