Sveçla kërkon që Milan Radojçiq të kthehet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë, Simiq e kundërshton
Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 29 April 2022
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë të premten gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Siguri, se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri janë si rrjedhojë e shtrirjes së ligjshmërisë dhe ndaljes së kontrabandës.
Sveçla tha se brenda 10 ditësh, Policia kufitare e Kosovës është sulmuar gjashtë herë.
“Në kuadër të këtij viti Policia e Kosovës me njësitë e saj ka zhvilluar rreth 1000 aksione policore. Mbi 50 grupe të organizuara kriminale janë goditur, mbi një ton substanca narkotike janë sekuestruar dhe janë ngrirë rreth 14 milionë euro. Ka zvogëlim substancial të kontrabandës të të gjitha llojeve…”, tha ai.
“Brenda 10 dite, Policia e Kosovës është sulmuar gjashtë herë dhe këto veprime konsiderojmë se janë nxitur për shkak të shtrirjes së ligjshmërisë në atë pjesë. Këto sulme janë për shkak të luftimit të kontrabandës nga ana jonë siç kemi njoftuar kemi bllokuar dosa rrugë, që kanë pamundësuar të propagandë. Këto sulme kanë dhe qëllim tjetër që synojnë të shkaktojnë panik dhe pasiguri tek qytetarët dhe të destabilizojnë situatën në vendin tonë. Pas këtyre sulmeve kemi rrit aktivitet hetuese…”, tha Sveçla.
Ai po ashtu ka kërkuar ardhjen në Kosovë të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili kërkohet për lidhje për rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, për t’u përballur me akuzat nga institucionet e drejtësisë.
Në debat me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq në Komisionin për Siguri, Sveçla i kërkoi atij që t’i bëjë presion Radojçiqit që t’i dorëzohet organeve të Policisë dhe jo të kërkojë hapësirë në Serbi.
Por deputeti, Simiq tha se Radonjiq nuk do t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë pasi, siç tha ai, është një proces i montuar. /Telegrafi/
Të tjera
-
Hoti për Kurtin: E ka vendin nën sanksione, shkon e ju tregon dogma shqiptarëve në SHBA
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj shk...
-
Elezi: Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me kamera në çdo vendvotim
Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe partitë ...
-
Bislimi për provokimin në Bujanoc: Kërcënim e represion kundër shqiptarëve
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj mesazhit provokue...
-
Kurti takoi komunitetin shqiptar e mërgatën në Çikago
Pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrëmë, Kryeministri i Kos...
-
Limaj me kritika ndaj Qeverisë Kurti: 4 vite, qindra skandale e humbje të aleatëve ndërkombëtar
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një konference për med...
-
Anëtari i bordit e mbron skandalin e RTK-së: Çka nëse vërtetohet që lajmi është i saktë?
Anëtari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, ishte munduar ta arsyetonte RTK-në...
-
Mërgimtarët po presin katër orë në Merdarë, kjo është gjendja në pikat tjera kufitare
Nga të dhënat e fundit, mërgimtarët po presin katër orë në pikën kufitare në ...
-
Maqedonci në takim lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot ka realizuar nj...
-
Kurti takoi mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrëmë, kryeministri Albin...
-
Aktakuzë kundër Nagip Krasniqit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën ...
-
Tahiri: Qeveria Kurti çdo institucion apo projekt që e ka prekur, e ka shkatërruar
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se katastrof...
-
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një personi për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën ...