Lajme

Sveçla: Kemi neutralizuar grupet ekstremiste në veri

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 21 December 2023

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

Atje, tha ai, institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme të vazhdueshme nga grupe ekstremiste, që kulmuan me sulmin terrorist të 24 shtatorit i cili, sipas ministrit, “falë angazhimit dhe sakrificës së policisë së Kosovës por edhe institucioneve tjera, u menaxhua jashtëzakonisht mirë, edhe pse humbën një pjesëtar të policisë, heroin Afrim Bunjaku”.

“Ky ishte kulminacion, por gjatë këtyre viteve, policia e Kosovës është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste. Lajmi i fundit është se qysh një sulm e kemi pasur edhe dje, ku është rrezikuar jeta e një pjesëtari të policisë. Megjithatë, situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm, e për disa qarqe eshë pabesueshëm mirë, dhe prezenca e të gjitha institucioneve legale vetëm se po rritet dhe po funksionojnë në mënyrë sa më normale”, deklaroi Sveçla në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

-Advertisement-

Ai tha se është arritur neutralizimi i këtyre grupeve ekstremiste në këtë pjesë të vendit.

Ministri foli edhe për targat dhe regjistrimin e veturave nga serbët lokalë të veriut në targa të Republikës së Kosovës. Kjo tha e rrit ndjeshëm sigurinë në atë zonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera