Sveçla: Gati të fusim ushtrinë në veri të Kosovës në rast sulmi nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 18 July 2024
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se Prishtina zyrtare është gati të fusë ushtrinë në Veri, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e Serbisë.
Ai tha se në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2013 ushtria mund të futet në 4 komunat në veri të vendit vetëm me lejen e komandantit të KFOR-it, gjë që sipas tij është e padrejtë dhe e çuditshme.Ai tha gjithashtu se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me agjenci të tjera dhe shtetet aleate, po del mjaftueshëm e zonja për të menazhuar situatën në Veri.“FSK po piqen, po fuqizohen, po tregohen të zonja t’i dalin zot vendit, që Kosova të jetë një shtet i pavarur dhe sovran. Ne po tregojmë suksese të vazhdueshme, po punojmë shumë, por kemi edhe ndihmën e aleatëve tanë për këtë. Ka ndryshime gjithandej në skenën botërore. Kosova nuk është vetëm.
Ka pasur Shqipërinë afër dhe ne bazohemi edhe te bota demokratike. Kosova aspiron të bëhet pjesë e BE dhe NATO-s. Ndryshe nga Serbia që është deklaruar neutrale, pra me Rusinë. Edhe vetë aplikimi i Serbisë në BRIX dëshmon se ata janë të orientuar në tjetër kah. Ne do të donim që të kishim një fqinj demokratik dhe jo një fqinj që është faktor destabiliteti. Patjetër që do të ishim të gatshëm që të fusnim ushtrinë në rast të një sulmi të mundshëm në veri të Kosovës.
Fatkeqësisht ekziston një marrëveshje apo zotim i vitit 2013, ku thuhet se FSK mund të futet në këto 4 komuna në veri vetëm me lejen e komandantit të KFOR-it. Kjo jo vetëm që është e padrejtë, por edhe e çuditshme.
Kjo jo vetëm është e padrejtë, por është edhe e çuditshme. Megjithatë ky është realiteti. Është mirë që Policia po del e zonja mjaftueshëm që të zotërojë situatën atje. Patjetër edhe me agjencinë e inteligjencës, agjenci të tjera, por edhe me ndihmën e aleatëve tanë”, tha Sveçla. /Euronews
Të tjera
-
Konfirmohet: Brenda pak orësh pritet që Vetëvendosje të nënshkruaj koalicion me Listën Guxo dhe Alternativën
Anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se orët vijue...
-
Ngjarje e rëndë: Një 16 vjeçar plạgoset me ạrmë zjạrri në Podujevë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Obrançë në Poduj...
-
Arrestohet një burrë në Mitrovicë, ngạcmoi seksuạlisht një shtetase të huaj
Një burrë është arrestuar në Mitrovicë, pasi që ka ngacmuar seksualisht një f...
-
Putin shkon në Mongoli, a do të arrestohet?
Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Mongolinë javën e ardhshme, njof...
-
Ia shiti Serbisë 12 avionë luftạrakë, Kurti: Franca vend mik, aleat e partner, duam bashkëpunim të ngushtë
Kryeministri Albin Kurti sot është pyetur lidhur me blerjet e Serbisë të avio...
-
Gjuajtje me kạllash në një lokal nate në Suharekë, plạgoset në këmbë një person e lëndohen gjashtë të tjerë
Një gjuajtje me kallash ka ndodhur mbrëmë në një lokal nate në fshatin Topliq...
-
Takimi me Kurtin, Pirro Vengu shpalos detaje
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka shpalosur detaje nga takim...
-
Kryeministri Kurti jep detaje për takimin që pati dje me Manuel Sarrazin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar sot, pas takimit të djeshë...
-
Ministri Ejup Maqedonci pret në takim hologun e tij, Pirro Vengu
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të premten në takim homologun...
-
Po kërkohej me urdhër të Gjykatës, arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit
Një person i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, ...
-
Ministri i mbrojtjes: Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë ishte për ta frenuar ndikimin rus në Ballkan
Një nga qëllimet e vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë e rajon, ka qenë vend...
-
Burrë e grua vdesin në aksidentin e trafikut në Sllatinë
Një çift nga Prishtina, burrë e grua, rreth të pesëdhjetave, nuk jetojnë më. ...