Lajme

Sveçla e Sarrazin flasin për kontrollin e mallrave që hyjnë nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 30 October 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka pritur në takim emisarin Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sveçla deklaroi se me gjermanin kanë biseduar në lidhje me ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit.

“Biseduam po ashtu për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve “X” që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare. Falënderova z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, tha Sveçla.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera