Lajme

Sveçla: Dorëheqje kanë dhënë afro 600 policë serbë, ishin kërcënuar

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 07 November 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media tha se Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut janë paraqitur afro 600 dorëheqje të zyrtarëve serbë.

Sveçla tha se policëve serbë u rrezikohet jeta nëse nuk japin dorëheqje, pasi janë të kërcënuar.

“Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga policia kufitare dhe 10 nga hetimi”, tha Sveçla.

-Advertisement-

“Dorëheqjet po vijnë pas kërcënimeve dhe shantazheve, me ç’rast rrezikohet edhe ekzistenca e vetë këtyre zyrtarëve policorë në rast se nuk japin dorëheqja”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera