Sveçla: Do të punojmë ditë e natë të sigurojmë rend e ligj në veri
Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 23 June 2023
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës me zbulimin e një sasie të madhe të armatimit në një veturë me targa të Beogradit në Zveçan ka parandaluar sulm terrorist në vend, derisa tha se kjo është vetëm një pjesë e armatimit që ka hyrë së fundmi nga Serbia në Kosovë.
“Kjo është vetëm një pjesë e armatimit që ka hyrë nga Serbia kohët e fundit. Unë duke parë punën e policisë nga afër, jam i bindur se Policia e Kosovës shumë shpejt jo vetëm që do të zbulojë pjesën tjetër por edhe do të arrestojë ata që janë të përfshirë në sjelljen e këtij armatimi dhe përdorimin e tyre”, ka thënë Sveçla në një intervistë për magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK.
Ai ka thënë se Serbia është jashtëzakonisht e interesuar që ta destabilizojë këtë pjesë të Kosovës, por që institucionet e vendit janë të përkushtuara së bashku me aleatët KFOR-in e Eulexin të parandalojnë çfarëdo eskalimi, por edhe në vendosjen e rendit dhe ligjit.
Sveçla ka thënë se policia tashmë i ka informatat e para mbi personat që janë të përfshirë në sjelljen dhe vendosjen e armatimit, por potencialisht edhe në realizimin e akteve terroriste.
“Këto armë janë jashtëzakonisht të rrezikshme qoftë për personelin e policisë e po ashtu edhe për të gjithë qytetarët. Kjo e konfirmon edhe një herë se Serbia është e përfshirë jo vetëm në cytjen e financimin, por edhe në organizimin, armatimin dhe trajnimin e të gjitha këtyre grupeve të milicisë fashiste, e cila po i reziston rendit dhe ligjit dhe punës sonë për një zhvillim të demokracisë edhe në këto katër komuna në veri”, ka shtuar Sveçla.
Ai ka thënë se vendosja e rendit e ligjit, siguria, sovraniteti e integriteti territorial në asnjë moment nuk mund të vihen në pikëpyetje.
“Do të punojmë ditë e natë që ato t’i sigurojmë, që të mbretërojë qetësi edhe për shtetasit që jetojnë në këtë pjesë të vendit pavarësisht përkatësisë etnike dhe të gjithë kriminelët të sillen para drejtësisë”, ka thënë ministri Sveçla.
Ai tutje ka thënë se Policia e Kosovës dhe AKI-ja janë jashtëzakonisht efikase në parandalimin e çfarëdo rreziku për vendin. Ai ka pranuar se ka sfida dhe në situata të tilla kërkohet shumë punë e djersë, por edhe rreziqe për pjesëtarët e policisë dhe të AKI-së, por ka thënë se këto institucionet deri tani kanë treguar se janë të suksesshme në kryerjen e detyrave për të neutralizuar çdo rrezik që i kanoset qytetarëve dhe institucioneve të vendit.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës kanë vullnet të mirë për të zvogëluar numrin e policëve në katër komunat e veriut, por se kjo duhet të ndodhë pasi situata të qetësohet dhe pasi që “milicia fashiste të largohet dhe të sigurohet qetësia atje”.
Ministri ka konfirmuar po ashtu se sot tre policët e kidnapuar në veri nga ana e Serbisë janë vizituar nga familjarët e tyre në burgun e Kralevës, teksa ka shprehur shpresën se ata shumë shpejtë Serbia do t’i bindet presionit ndërkombëtar dhe ata do të lirohen.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...