Sport

Suspendohet ndeshja mes Barcelonës dhe Las Palmas shkaku i referendumit për pavarësi?

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 01 October 2017

Mediat katalane raportojnë se ndeshja e sotme e La Ligës mes Barcelonës dhe Las Palmas mund të suspendohet pasi Las Palmas njoftoi se lojtarët e saj do të veshin fanellat me një flamur spanjoll të qëndisur në to për të shfaqur përkrahjen e tyre për unitetin e Spanjës.

Në një komunikatë për media, klubi i Las Palmas ka thënë: “Sot, ajo çfarë bëjmë është shumë e thjeshtë. Me flamurin spanjoll të qëndisur në fanellat tona, ne duam të votojmë pa mëdyshje në një votim imagjinar për të cilin askush nuk ka thirrur: ne besojmë në unitetin e Spanjës”, transmeton Express.

Sot është duke u mbajtur referendumi për pavarësi në Kataloni dhe momentalisht Katalonia është në kaos për shkak të përleshjeve të policisë me votuesit nëpër qëndra të votimit.

Deri më tani është raportuar për rreth 40 të lënduar.

-Advertisement-

AS shkruan se Barcelona ka thirrur mbledhje urgjente për të vendosur nëse duhe të luhet ndeshja e paraparë në ora 16:15 me Las Palmas për shkak të asaj që po ndodh në qytet ku po mbahet referendumi për pavarësinë e Katalonisë. /Gazeta Express/

Ndeshja mes Barcelonës dhe Las Palmas, në kuadër të xhiros së shtatë të ligës spanjolle, është caktuar të luhet sot në orën 16:15. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera