Supremja vërteton se ZRrE-ja veproi jashtëligjshëm kur i faturoi qytetarët për rrymën në veri
Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 13 April 2023
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, të parashtruar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me faturimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për rrymën e shpenzuar, por të pa-paguar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Supremja ka vërtetuar se ZRrE-ja ka vepruar kundërligjshëm, kur për faturat e papaguara nga qytetarët serbë në katër komunat veriore, ka faturuar qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës.
Supremja tha se praktika e faturimit nuk është në përputhje me Ligjin për Rregullatorin për Energjinë Elektrike nga se është bërë trajtim i pa barabartë i banorëve të katër komunave veriore të Kosovës në raport me banorët në pjesë tjetër dhe se i njëjti faturim nuk është i autorizuar me ligj. Gjykata po ashtu konkludoi se ZRrE-ja nuk ka bërë faturim real të energjisë së shpenzuar nga qytetarët jashtë katër komunave veriore si është përcaktuar me këtë ligj, sepse janë ngarkuar për të paguar për energjinë të cilën në fakt nuk e kanë shpenzuar, dhe me këtë është bërë edhe trajtim jo i barabartë i pa justifikueshëm dhe diskriminues ndaj qytetarëve, pa u bazuar në një qëllim legjitim dhe proporcional ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit të synuar nga i padituri që duke u bazuar në këtë vendim, KEDS i ka detyruar qytetarët jashtë katër komunave veriore të Kosovës të paguajnë për energjinë e shpenzuar në këto komuna.
“Kolegji i Gjykatës Supreme lidhur me objektin e çështjes në shqyrtim, konstaton se gjykatat e instancave më të ulëta, drejtë e kanë vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë kanë aplikuar të drejtën materiale me mënyrën e vendosjes, përkatësisht aprovimin si të bazuar të kërkesëpadisë së paditësit Avokati i Popullit, dhe anulimin e vendimit të paditurës ZReE, lidhur me faturimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për rrymën e shpenzuar, por të pa-paguar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, (ashtu që nga KEDS rryma e shpenzuar atje bazuar në vendimin e ZRRE-së, u është faturuar qytetarëve të pjesëve të tjera në emër të kthimit të kostove të tjera të humbjeve në sistemimin e transmisionit, pa të drejtë dhe bazë ligjore)”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.
“Prandaj, nuk janë të qëndrueshme pretendimet lidhur me arsyetimin e mos inkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie dhe mos pasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë, sepse nuk justifikohet që qytetarët tjerë për këto arsye të ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike të harxhuar pa një bazë ligjore. Prandaj me këtë faturim dhe pagesë është bërë trajtim jo i barabartë i qytetarëve të Kosovës, e që bie ndesh me nenin 55 par. 4, të Kushtetutës, trajtim i pabarabartë, të cituar si në aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta, sepse është bërë kufizim i të drejtave të njeriut. Andaj bazuar në nenin 194 të LMD, konsumatorët, të cilët pa bazë ligjore dhe pa dijeninë e tyre janë faturuar dhe kanë paguar për energjinë e shpenzuar në veri, u lindë e drejta për kthimin e shumës së paguar si kanë vendosur gjykatat e instancave më të ulëta”.
Në vendimin e Gjykatës Themelore në vitin 2021, u vendos që KEDS-i të të bëjë kthimin e shumës së faturuar, nga data 06.02.2012, e deri më datën 20.10.2017, në shumë prej 40 milionë e 850 mijë euro (40,855,480.00€), të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi nën pasojat e ekzekutimit me detyrim.
Të tjera
-
Bedri Hamza e mbyll ditën në Iliridë: Me ndershmëri, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sot...
-
Gambiti i kryeministrit
Në një prej tregimeve më të mira të shkurta, shkrimtari Stefan Cvajg, të quaj...
-
Nesër varrosen tri viktimat e aksidentit në Çubrel
Nesër do të bëhet varrimi i tri viktimave nga aksidenti i djeshëm në Çubrel t...
-
Xhafer Gashi dhe Lendita Bekteshi vizitojnë Raskovën: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin që i duhet Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Albana Haxhimustafa Murseli merr pjesë në tubimin e grave të Lipjanit: Do të vazhdoj të punoj për fuqizimin e grave
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Shahin Dervishaj për tubimin e VV-së në Skenderaj: Kjo është e turpshme, provokim dhe mos respekt ndaj viktimave
Kandidati për deputet nga rradhet e Partise Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Bedri Hamza: Në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur takime me ...
-
Betim Gjoshi i PDK-së mirëpritet ngrohtësisht nga bashkëvendasit e tij
Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi i cili për disa ditë u shkëput n...
-
Hamza: Kçiqi i Madh ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka vizituar banorët e Kç...
-
Musliu pas takimit në Çirez: Mbështetja për PDK-në ka qenë dhe është i palëkundur
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Ky është personi nga familja Jashari, që u shoqërua sot në polici gjatë tubimit të VV-së
Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Sken...
-
Haradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës
Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Doni...