Lajme

“Superpuna” suspendon 20 biznese, punëtorët që figurojnë si të punësuar nuk ishin në punë gjatë monitorimit

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 19 July 2023

20 biznese janë suspenduar nga platforma “Superpuna”, si rezultat i mos respektimit të Termeve dhe Kushteve të platformës, të cilat thuhet se janë vërejtur gjatë monitorimit në teren të përfituesëve.

Nga kjo platformë kanë udhëzuar bizneset që t’u përmbahen detyrimeve të tyre, që të kenë mundësinë të përfitojnë.

“Përkatësisht, gjatë monitorimit në teren të këtyre bizneseve monitoruesit kanë vërejtur që punëtorët të cilët figurojnë si të punësuar në ato biznese, nuk kanë qenë prezent në vendin e punës. Me këtë rast, superpuna ka suspenduar profilet e këtyre bizneseve duke ua pamundësuar që të përfitojnë sërish nga subvencioni. Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit dhe fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, megjithatë shkeljet e tilla të Termeve dhe Kushteve do të pasohen me suspendim nga platforma,” thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera