Rozë

Supermodelja më e dashuruar së kurrë, shfaqet krah të dashurit 16 vjet më të ri

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 19 October 2018

Heidi Klum është shfaqur në publik e lumtur përkrah të dashurit të saj Tom Kaulitz. Supermodelja 45-vjeçare mori një puthje në faqe nga i dashuri i saj 29-vjeçar, teksa ecnin krahë njëri-tjetrit drejt “Beverley Glenn Market” në Los Anxhelos, për të blerë ushqime.

Shëtitja e Heidit erdhi menjëherë pas mbrëmjes në amfAR, event bamirësie, ku ajo bëri një hyrje prestigjioze, me një fustan të kuq, ku si gjithmonë mori vëmendjen e të gjithëve.

E komentuar për diferencën në moshë me të dashurin e saj, ajo ka deklaruar për InStyle se: “Kohët e fundit, më kujtojnë më shumë për moshën time se sa për atë që jam unë. I dashuri im është shumë vite më i ri se unë dhe shumë njerëz po pyesin dhe po kërkojnë përgjigje për të. Kjo është me të vërtetë e vetmja kohë kur mosha duket sikur shuhet në fytyrën time dhe unë duhet të jap një përgjigje për këtë.

-Advertisement-

”Ajo gjithashtu dha një mesazh domethënës, sesi jeta duhet jetuar pa menduar se çfarë thonë njerëzit e tjerë.

“Unë nuk mendoj për të shumë gjatë. Ju duhet të jetoni një jetë të lumtur, pa u shqetësuar shumë për atë që njerëzit mendojnë, sepse shqetësimi vetëm do t’ju japë më shumë rrudha”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera