Sport

Superliga vazhdon sot me tri ndeshje

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 14 April 2018

Dje është zhvilluar ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin me të pa dëshiruar në futboll 0 me 0 .

Ndërsa sot Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me tri ndeshje tjera që janë në plan për tu zhvilluar, Drenica e pret Flamurtari-n, një ndeshje mjaftë e vështirë për të dyja skuadrat të cilat luftojnë për mbijetesë,raporton KosovaPress.

Ndeshja e dytë është ajo e cila zhvillohet në Pejë, ku skuadra e Prishtinës pret në cilësin e vendasit skuadrën pejane të Besë-s.Prishtina kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve që të jetë në hap me Dritën në luftën për titull.

-Advertisement-

Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të zhvillohet ne Prizren, ku skuadra vendase Liria do të pret skuadrën e Llapit. Një ndeshje mjaftë dinamike pritet te jetë kjo,pasi që të dy këto ekipe janë në luftë për një vend që dërgon në kualifikimet për kupat evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera