Sport

Superliga e Shqipërisë, ja ndeshjet e sotme

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 08 December 2021

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 12 të sezonit 2021/22.

Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen në orar të njëjtë, respektivisht nga ora 16:45, përcjell KosovaPress.

Takimi më interesant do të jetë ai mes skuadrës së Vllaznisë dhe Partizanit, ku nikoqirët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për t’iu afruar pozitës së parë në tabelë.

-Advertisement-

Krahas ndeshjes mes Vllaznisë e Partizanit do të zhvillohet edhe përballja mes Skënderbeut dhe skuadrës së Egnatias, ku kjo e fundit do ta nis aventurën e re nën urdhrat e trajnerit të ri Zekirija Ramadanit.

Momentalisht, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Vllaznia zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 17 pikë, vetëm dy sosh larg kundërshtarit të sotëm Partizanit që renditet në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Egnatia pozicionohet në vendin e tetë në tabelë me vetëm 11 pikë, tre sosh më shumë se rivali i sotëm Skënderbeu në vendin e nëntë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

16:45 Skënderbeu – Egnatia (Stadiumi i Skënderbeut)

16:45 Vllaznia – Partizani (Stadiumi Loro Boriçi)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera