Superliga e Kosovës, Serie A dhe La Liga rikthejnë emocionet e vërteta të futbollit

Autori: Gazeta inFokus
19:24 | 17 August 2018
Ishim deshmitarë të një vere gati të paharruar për tifozët e futbollit. Franca fituese e Botërorit, Kroacia finaliste, rikthimi i Anglisë në majat e futbollit, kalimi i Ronaldos nga Real Madrid tek Juventus, pjesëmarrja e Prishtinës dhe Dritës në kompeticione evropiane dhe shume ngjarje të tjera, që sollën emocione të shumta për audiencen.
Sa i përket futbollit vendor, kemi pasur lajme të mira. Inaugurimi i stadiumit “Fadil Vokrri” dhe zhvillimi i finales së Superkupës së Kosovës në stadiumin e ri ishte qërshia mbi tortë. Ishin gjilanasit ata që fituan trofeun, duke mposhtur “bardh e kaltërit” me rezultatin 2:1 . Nuk duhet të harrojmë edhe paraqitjet dinjitoze të skuadrës kampione, Dritës dhe nënkampionëve nga Prishtina, në rangun ndërkombëtar.
Këto dy skuadra që bënë historinë për futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, do të synojnë të vazhdojnë sukseset e tyre edhe në kampionatin vendor i cili starton nesër (e shtunë) me ndeshjen hapëse Feronikeli – Trepça 89.
Këtë sezonë, risi do të jenë skuadra e Ferizajit, Ballkani dhe KEK-u.
Se si do të futën skuadrat në sezonin e ri, mbetët të shihet nga ky vikend. Favorit për titull këtë sezon konsiderohen Prishtina, Drita dhe Llapi. Xhiroja e parë na sjellë dy super përballje. Ferronikeli pret Trepça 89 dhe Prishtina është nikoqire e Gjilanit. Drita dhe Llapi pritet të kenë punë më të lehtë. Drita luan si vendase ndaj KEK-ut kurse Llapi e pret Drenicën.
Më poshtë keni listën e plotë të përballjeve:
Të shtunën starton edhe Serie A, që pritet të sjellë një nga sezonet më emocionuese në vitet e fundit, sidomos pas transferimit të Cristiano Ronaos nga Real Madrid.
Ndeshja hapëse e këtij sezoni është ajo mes Chievos dhe Juventusit, që fillon nga ora 18:00.
Primatin e xhiros së parë pritet ta ketë ndeshja që zhvillohet në Romë, ku përballën Lazio – Napoli.
Në foto mund t’i gjeni takimet e xhiros së parë:
Këtë fundjavë starton edhe kampionati spanjoll i cili për herë të parë në vitet e fundit nuk do ta ketë rivalitetin Messi-Ronaldo, me këtë të fundit që kaloi në Juventus.
Sezoni 2018/19 i La Liga hapet sonte (e premte) me ndeshjen e parë Girona – Valladollid e cila fillon në ora 20:15, për të vazhduar me ndeshjën tjetër Betis – Levante (22:15)
Kampioni në fuqi Barcelona, luan si vendase kundër Deportivo Alaves dhe nuk pritet të ketë ndonjë problem, ndërsa Real Madrid e pret Getafen.
Kryendeshja e javës është ajo mes Valencia – Atl.Madrid.
Orari i plotë i takimeve në foton më poshtë.
Sezoni 2018/19 pritet të jetë tejet atraktiv dhe interesant për ndjekësit e futbollit.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...