Sport

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 07 April 2018

Dje është zhvilluar takimi i parë i javës së 26-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, ku janë ndeshur Vllaznia dhe Liria, të cilët kanë ndarë pikët më rezultat 0 me 0.

Sot zhvillohen dy ndeshjet tjera të radhës, ndeshja kryesore apo derbi i kësaj jave zhvillohet në Drenas, ku skuadra e Ferronikelit pret Trepçën ‘89. Do të jenë kundër dy trajnerët nga Shqipëria, Gugash Magani dhe Sulejman Starova.

Starova para takimit kundër Trepçës ‘89 ka deklaruar se do të jetë një ndeshje mjaftë e vështirë dhe shpreson që të në radhë të parë skuadra e tij të luajë mirë dhe pastaj në rezultate të fitojë më i miri.

-Advertisement-

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo në mes të liderit Drita, e cila udhëton në Pejë për t’u ndeshur me Besën. Drita do të mundohet që të vazhdojë serinë e fitoreve dhe të mbetet lidere në Superligë, ndërsa Besa me prioritete krejt ndryshe, të marrë ndonjë pikë në luftë e saj për mbijetesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera