Sport

Superliga e Kosovës, këto janë tri ndeshjet që zhvillohen sot – vëmendja në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 16 Dhjetor 2023

Në Superligën e Kosovës në futboll sot do të zhvillohet xhiroja e 18-të, ku për këtë të shtune janë planifikuar tri ndeshje.

Ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes Dritës dhe Malishevës që do të nisë nga ora 13:00.

Dy ndeshjet tjera do të zhvillohen në mes Dukagjinit i cili e pret Gjilanin dhe Fushë Kosovës e cila e pret Feronikelin.

-Advertisement-

Aktualisht Drita është në pozitën e dytë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani që është në vendin e parë dhe pesë më shumë se Malisheva që është në vendin e katërt.

Ndërsa, Dukagjini është në vendin e gjashtë me 21 pikë, Feronikeli në vendin e shtatë me 19 pikë, kurse Gjilani dhe Fushë Kosova ndajnë pozitat tetë dhe nëntë me 17, respektivisht 10 pikë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy