Auto&Tech

Super vetura me 1,307 kuajfuqi që kushton 2 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 31 July 2018

Tregu i super-veturave është një segment i një numri shumë të vogël të njerëzve të cilët mund të përballojnë vetura një milion dollarëshe apo edhe më shumë, por prodhuesi australian i veturave, Milan, mendon më ndryshe me një super-veturë të re.

Milan ka zbuluar super-veturën e quajtur Milan Red, e cila ka motorin 6.2 litërsh V8 që prodhon 1,307 kuajfuqi e që bënë që kjo veturë të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 2.47 sekonda e atë maksimale prej 400 kilometrash në orë, transmeton koha.net.

Milan ende nuk ka zbuluar ndonjë fotografi të interierit të super-veturës, por nga jashtë duket shumë sportive e me pamje agresive.

-Advertisement-

Kompania do të ndërtojë vetëm 99 ekzemplarë të modelit Red me një çmim prej rreth 2 milionë eurosh, e të cilët tashmë thonë se i kanë të rezervuara 18 prej tyre.

Kjo kompani dëshiron që vetura të prezantojë më të mirën e inxhinierëve australianë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera