Sport

Super-derbit në fundjavë, ja çfarë ndeshje na presin

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 13 October 2017

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror, rikthehet kampionet elitare të Evropës, dhe fundjava para nesh është plot me derbi të mëdhenj.

Gjithçka fillon këtë mbrëmje, ku në Francë Lyon pret Monacon.

Të shtunën, nga ora 13:30, vëmendja shkon në Premierligë, në derbin e madh anglez mes Liverpool dhe Manchester United.

-Advertisement-

Ndeshje shumë interesante është edhe ajo e La Ligas, që nesër nga ora 20:45 zhvillohet mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.

Emocionet e futbollit barten në Serie A, me përballjet Juventus – Lazio, Roma – Napoli dhe kryevepra Inter – Milan.

Një ndeshje interesante na dhuron edhe Bundesliga, me përballjen mes Borussia Dortmundit dhe RB Leipzig.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera