Lajme

“Sunny Hill” në Prishtinë, Erion Veliaj thotë se është i lumtur…

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 20 June 2022

“S’ka si Tirona jo”, shkroi Erion Veliaj, kur festivali Sunny Hill u vendos të bartej atje. Sot kur në ato data u rivendos që “Sunny Hill” i Dua Lipës të mbahet në Prishtinë, Veliaj i shkroi edhe disa fjalë.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, siç kishte qenë në fillim, kurse në Tiranë më datë 26, 27 dhe 28 gusht.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur “shumë i lumtur” për këtë, duke e cilësuar si “një super lajm për të gjithë”.

-Advertisement-

‘Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare? Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Një super lajm për të gjithë! BASHKË!’, shkruan Veliaj.

Pas një debati njëjavor, prej kur u njoftua se ky festival po anulohej në Prishtinë, Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe “Sunny Hill” dolën me një deklaratë të përbashkët ku njoftuan për rikthim.

Për token, e cila u bë sebep për mosarritjen e marrëveshjes më herët, sic thotë komunikata, nuk janë dakorduar palët akoma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera