Sport

Sulmuesi i Përfaqsuesës së Kosovës shënon dy gola për katër minuta

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 22 January 2018

Sulmuesi shqiptar, Vedat Murqi, ka bërë një debutim ëndrrash me klubin e Rizespori.

23-vjeçari nga Prizreni ka shënuar dopietë në fitoren 0-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Maniasporit.

Muriqi është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ku në 7 takime ka realizuar 1 gol.

-Advertisement-

Pak ditë më parë ai u transferua nga Genclerbirligi te skuadra e Rizesporit që mban vendin e tretë në ligën e dytë turke.

Në minutën e 72-të bomberi shqiptar realizoi duke zhbllokuar takimin, ndërsa katër minuta më vonë shënoi një super gol nga distanca.

Muriqi në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Teutës së Durrësit dhe Besës së Kavajës, ndërsa në sezonin 2013-2014 u aktivizua 4 ndeshje me Kombëtaren Shpresa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera