Sport

Sulmuesi i Bayern Munichut i frikësohet skuadrës turke, ja çka thotë pas shortit

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 11 December 2017

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do ta ketë të lehtë ndaj Besiktasit.

Bayerni do të përballet me Besiktasin sipas shortit të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kthyese zhvillohet në Turqi dhe Muller thotë se llogaria duhet të kryhet në ndeshjen e parë.

-Advertisement-

“Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme, pasi ne e dimë se çfarë tifozë kanë ata dhe një ndeshje kthyese do të ishte e vështirë”.

“Ne jemi skuadra më e mirë në letër, por s’dua të them që nuk kemi pasur fat”.

“E rëndësishme është të mos pranojmë gol në Munich. Futbolli është i çmendur, gjithçka është e mundur”, deklaroi Muller.

Bayerni organizoi menjëherë konferencë për shtyp pas shortit. Ndeshja e parë zhvillohet në Allianz Arena.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera