Lajme

Sulmoi familjarët e tij me thikë, arrestohet pejani bashkë me dy të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 13 October 2022

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një incidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, përkatësisht në fshatin Kosuriq, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, aty i dyshuari fillimisht është ndaluar nga familjarët e tij dhe i njëjti është arrestuar nga Policia, i dyshuari ka pasur disa lëndime, gjithashtu janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë lidhur me rastin, njëri nga ta ka pasur lëndime nga mjeti i mprehtë (thikë), në vendngjarje ishte edhe viktima e rastit e cila kishte lëndime në dorë, dhe dëshmitarja e këtij rasti”, ka thënë Rugova.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka konfirmuar se të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48-orë, ndërsa të dyshuarit të tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, ka thënë Rugova.

Derisa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, “Dhunë në familje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera