Lajme

Sulmohet zyrtarja në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 18 April 2019

Në mesditën e së mërkurës në njërin nga institucionet e Kosovës është sulmuar një zyrtare, shkruan Gazeta inFokus.

Në lidhje me këtë policia bën të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull.

“Është arrestuar  i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare, si dhe ka demoluar zyrën e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera