Lajme

Sulmohet seksualisht shtetasja e Moldavisë në Han të Elezit

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 04 August 2022

Një shtetase e Moldavisë ka njoftuar në polici të mërkurën se një kosovar ka sulmuar një shtetase tjetër të Moldavisë në Han të Elezit, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre është arrestuar.

Derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Më 03.08.2022 ankuesja femër shtetase e Moldavisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht viktimën femër shtetase e Moldavisë. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera