Lajme

Sulmohet seksualisht një e mitur në Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 04 March 2023

Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht në Kaçanik, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin në polici e ka raportuar babai i të miturës, i cili ka informuar se atë e ka sulmuar një person.

Sipas policisë, lidhur me rastin ende nuk ka të arrestuar.

-Advertisement-

Derisa rasti po vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull  kosovar  ka informuar se i dyshuari mashkull  kosovar  ka sulmuar seksualisht vajzën e tij viktimën kosovare -e mitur. Nuk raportohet për të arrestuar.  Rasti është duke u hetuar“, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera