Sulmohet një tjetër shkollë në SHBA! Ish-nxënësi vret dy persona, më pas veten
Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 25 October 2022
Të paktën tre persona, përfshirë edhe të dyshuarin, u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një shkollë të mesme në Shën Luis të Misurit.
Sulmuesi hyri në shkollën e mesme të arteve vizuale dhe performuese pak pas orës 09:00 sipas kohës lokale më 24 tetor.
Dyert e shkollës ishin të mbyllura dhe nuk është e qartë se si sulmuesi hyri në objekt. Dëshmitarët thanë se shumë persona shpëtuan pasi sulmuesit iu bllokua arma në mes të sulmit.
Autoritetet thanë se policia amerikane “shumë shpejt e ndali” sulmuesin. I dyshuari, i identifikuar si policia si një 19-vjeçar, ish-nxënës i kësaj shkolle, shkëmbeu zjarr me policinë dhe më pas vdiq nga plagët e marra.
Ende është e paqartë se cili ishte motivi i sulmit në shkollën ku ndjekin mësimet afër 400 nxënës.
Policia tha se një vajzë adoleshente vdiq brenda shkollës dhe një grua më pas ndërroi jetë në spital.
Shtatë të plagosurit – tri vajza dhe katër djem – janë jashtë rrezikut për jetë, raportuan mediat lokale.
Nxënësit nisën të iknin nga shkolla, kur policia arriti në vendin e ngjarjes dhe sulmuesi kishte “një armë të gjatë”, tha shefi i policisë së qytetit, Michael Sack.
Ai tha se pak pas nisjes së sulmit, punëtorët e sigurisë së shkollës vepruan shpejt dhe njoftuan stafin e shkollës, të cilët më pas thirrën policinë.
Sulmuesit iu gjetën qindra fishekë, tha Sack, duke shtuar se “kjo ngjarje mund të përfundonte edhe më keq”.
“Kjo është një ngjarje e tmerrshme për të gjithë ne”, tha ai dhe shtoi se agjentët e FBI-së po ndihmojnë në hetimin e ngjarjes.
Policia tha se sulmuesi kishte përfunduar mësimet në këtë shkollë vitin e kaluar dhe nuk kishte histori kriminale.
Një nga viktimat është identifikuar nga familjarët e saj si Jean Kuczka, 61 vjeçare, arsimtare e shëndetësisë.
Sipas të dhënave të organizatave arsimore në SHBA, gjatë këtij viti janë regjistruar të paktën 35 të shtëna në shkolla.
Të tjera
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...