Fun & Video

Sulmohet keq nga rosa që po përpiqej ta ledhatonte (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 14 November 2018

Me bukën që e mbante në njërën dorë, një fëmijë i afrohej ngadalë rosës që ndodhej në bregun e një liqeni në Alabama të Shteteve të Bashkuara.

Derisa inkurajohej prej nënën që t’i afrohej edhe më shumë, shpeza duket se u nervozua dhe e sulmoi keq duke e rrëzuar për toke,

Megjithëse ai mundohej ta shmangte atë dhe ndodhej në pozitë të vështirë, ajo vazhdonte të qeshte me skenën që shihte. Për fat të mirë, fëmija u ngit dhe u largua pa ndonjë lëndim të madh.

-Advertisement-

Në anën tjetër, nuk rekomandohet t’ju afrohet rosave, sepse nuk janë aspak të shoqërueshme dhe kafshimet që i bëjnë me sqep, mund të jenë shumë të dhimbshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera