Rozë

Sulmohet ish i dashuri i Pamela Anderson

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 07 March 2018

Bateristi dhe njëkohësisht ish i dashuri i Pamela Anderson, Tommy Lee, në rrjetet sociale ka denoncuar të birin i cili sipas tij ka ushtruar dhunë mbi të.

Tommy, i cili aktualisht është bashkëshorti i Heather Locklear, ka postuar një video në Instagram ku shfaqet shtëpia e tij, ku bien në sy sendet e hedhura kudo. Krah videos ai ka shkruar: “Zemra ime është thyer, ju mund t’u jepni fëmijëve tuaj gjithçka që u nevojitet në jetën e tyre dhe ata sërish do të kthehen kundër jush …”.

Në lidhje me këtë denoncim të bateristit, TMZ ka kontaktuar me të birin e tij, Brandon, i cili nuk e mohoi debatin me babain e tij, duke shtuar se gjithçka kishte ndodhur pasi ai ishte i dehur dhe se ka vepruar në vetëmbrojtje.

-Advertisement-

Menjëherë pas këtyre deklaratave, Tommy ka nxituar të përgjigjet në rrjetin social twitter duke shkruar: “Hej TMZ para se të raportoni lajme të pavërteta, fillimisht duhet të pyesni palën e dëmtuar, në këtë rast mua dhe bashkëshorten time. Brittany Furlan, pasi ne të dy ishim në shtrat kur djali im hyri dhe më sulmoi. Pas kësaj i kërkova të largohej dhe në këtë moment ai më goditi në fytyrë. Ishte policia më pas ajo që ndërhyri”.

Bateristi i “Mötley Crüe” pas ngjarjes u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa djali i tij do të hetohet në gjendje të lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera