Lajme

Sulmohet fizikisht ekipi i Nacionales në protestën kundër DokuFestit në Prizren (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 11 August 2023

Sot pas xhumasë në Prizren është planifikuar të mbahej një protestë me fillim nga ora 14:00 në kundërshtim ndaj DokuFestit.

E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së Dokufestit. Ekipi i Nacionales, që ishte prezent për të përcjellur këtë protestë, është sulmuar fizikisht.
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Albion Latifi janë sulmuar fizikisht nga disa persona.

Krasniqi ka informuar redaksinë e Nacionales se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kemerat dhe mikrofoni i Nacionales.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera